Miliarderi amerikan, Jeff Bezos njoftoi sot se do të udhëtojë në hapësirë në muajin korrik nën shoqërinë e vëllait të tij.
Bezos ka konfirmuar se do të udhëtojë në hapësirë më 20 korrik, vetëm 15 ditë pasi dha dorëheqjen si drejtor i Amazon.
“Që kur isha pesë vjeçar, ëndërrova një udhëtim në hapësirë. Unë do të shkoj në atë udhëtim në 20 korrik me vëllain tim. Do të jetë aventura më e madhe me mikun tim më të mirë”, shkroi Bezos në Instagram.
Në muajin maj, kompania e Bezosit, Blue Origin njoftoi se do të shiste një vend në raketën New Shepard, e cila mund të mbajë deri në gjashtë turistë, në një ankand dhe pasagjeri do të dihet më 12 qershor.
Fondet do t’i dhurohen fondacionit, “Blue Origin’s Club for the Future”.
Ende nuk dihet se sa kushtojnë vendet e tjera në raketën New Shepard, por besohet të jetë në qindra mijëra dollarë. /Telegrafi/