Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka konfirmuar se një datë e saktë e rikthimit t sezonit 2019/20 do të zbulohet në ditët në vazhdim.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka dhënë dritën e gjelbër që liga spanjolle të rikthehet mbrapa dyerve të mbyllura më 8 qershor, pas gati tre muajsh e suspenduar.

Tebas ka thënë se liga do të fillojë masat pas vendimit të Sanchezit, mirëpo që duhet konsultuar edhe me klubet e tjera.

“Ne ende nuk e kemi një datë të konfirmuar në këtë pikë”, ka thënë ai për AS.

“Do ta konfirmojmë atë në ditët e ardhshme, pasi të ulemi dhe t’i diskutojmë detajet. Vetëm atëherë mund të konfirmojmë datën e saktë”, ka shtuar më tej Tebas.

Data 8 qershor do të shërbejë si një udhërrëfyes për dy ligat më të mëdha spanjolle, pasi ajo mund të fillojë më 12 ose 14 qershor dhe të mbyllet më 26 korrik. /Telegrafi/