Argjentinasi shënoi dy gola në këtë fitore dhe në këtë mënyrë festoi edhe rikthimin në përfaqësuesen e Argjentinës pas një kohe të gjatë.

“Fitorja e sotme (e diel) ishte e rëndësishme”, ka thënë Tevez për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.


“Ishte një javë e bukur. Tash do ta shijoj ekipin kombëtar. Ishte si një çmim”, ka shtuar argjentinasi.

Edhe trajneri Massimiliano Allegri e ka lëvduar Tevezin për një tjetër paraqitje të mirë me Bianconerët. /Telegrafi/

telegrafi sport app