LAJMI I FUNDIT:

Japonia të ofrojë vaksinim falas për coronavirusin, për të gjithë qytetarët e saj

Japonia të ofrojë vaksinim falas për coronavirusin, për të gjithë qytetarët e saj

Qeveria e Japonisë ka në plan të ofrojë vaksinime kundër coronavirusit falas për të gjithë qytetarët në Japoni, thanë burimet të mërkurën.

Sipas JapanTimes, Qeveria është vendosur të marrë përsipër të gjitha kostot për të siguruar deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm furnizime të mjaftueshme të vaksinave të coronavirusit që aktualisht janë duke u zhvilluar në Japoni dhe jashtë saj.


Në këtë drejtim, vendi do të shpenzojë Ajo do të shpenzojë rreth 6,3 miliardë dollarë nga fondet e saj rezervë nën buxhetet shtesë fiskale 2020 për të siguruar vaksinat për COVID-19.

Politika e sigurimit të vaksinimeve falas të coronavirusit do të zbulohet në një takim të një paneli këshillimor të ministrisë së shëndetësisë në fillim të javës së ardhshme, sipas burimeve.

Me vaksinat e parashikuara falas, qeveria synon të inkurajojë publikun të marrë vaksinat COVID-19 menjëherë pasi të jenë zhvilluar ato.

Qeveria gjithashtu shpreson të përgatitet për shpërthime të mundshme të njëkohshme të coronavirusit dhe gripit sezonal.

Me Shtetet e Bashkuara dhe Britania që aktualisht drejtojnë zhvillimin e vaksinave të coronavirusit, qeveria Japoneze ka nënshkruar marrëveshje themelore për të marrë furnizime vaksinash nga prodhuesi i ilaçeve amerikane Pfizer Inc. dhe prodhuesi i ilaçeve britanike AstraZeneca PLC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori