LAJMI I FUNDIT:

Japonia do të krijojë karburant prej burimeve të Hënës, në mënyrë që të ulen kostot për transportimin e austronautëve

Japonia do të krijojë karburant prej burimeve të Hënës, në mënyrë që të ulen kostot për transportimin e austronautëve
@ŒŽ–ÊŠî’n‚̃Cƒ[ƒWi‚i‚`‚w‚`’ñ‹Ÿj

Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës (JAXA), deklaroi të hënën që e njëjta synon të përfshihet në eksplorimin hënor nga viti 2030, duke përdorur si lëndë djegëse hidrogjenin e gjeneruar nga uji i nxjerrë prej depozitave të akullit të Hënës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdorimi i karburantit që rrjedh nga uji pritet të ul kostot e agjencive duke marrë parasysh që transportimi i karburantit bëhet nga Toka.

Derisa uji i lëngshëm nuk ekziston në sipërfaqen e Hënës, hulumtimet e kaluara sugjerojnë se mund të ketë sasi të akullit në një krater afër polit jugor hënor, i cili nuk ka qenë kurrë i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Japonia planifikon të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e një stacioni hapësinor të orbitës hënore, i cili do të quhet Gateway, ndërsa ndërtimi i fabrikës së karburantit në Hënë do të nis në vitin 2030.

Karburanti do të përdoret në një anije kozmike që do të jetë në gjendje të transportojë katër astronautë drejt stacionit Gateway dhe anasjelltas. Karburanti mund të përdoret gjithashtu për ndonjë mjet transporti që mund të udhëtojë deri në 1,000 kilometra brenda satelitit të Tokës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori