LAJMI I FUNDIT:

Janjiq: Vuçiq e ka pranuar njohjen e Kosovës

Janjiq: Vuçiq e ka pranuar njohjen e Kosovës

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

Analisti serb, Janjiq u shpreh për Euronews Albania se në thelb presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar njohjen, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve në procesin për anëtarësim në BE.

Sipas tij, me këtë veprim, Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme.

“Vuçiq, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk do ta trajtojë më Kosovën duke thënë ‘Kosova dhe Metohia’, apo e ‘ashtuquajtura Republika e Kosovës’, por do të përdorë termin, Republika e Kosovës”.

“Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, para se të bëhet njohja. Është e vështirë, por mendoj, duke pasur parasysh realitetin, nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj që të ketë bllokime, por mund të arrihet për 1 vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet anëtarësim në OKB. Vetëm kështu mund të vijë normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardhshme”, theksoi ai. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori