LAJMI I FUNDIT:

“Janë të përhumbur dhe kanë shumë para”: Zbardhen përgjimet e hajdutëve shqiptarë

“Janë të përhumbur dhe kanë shumë para”: Zbardhen përgjimet e hajdutëve shqiptarë

“Eja këtu tek dera ime, sepse ka disa shënjestra të mira, shumë të mira, janë të përhumbur dhe kanë shumë para”.

Hetuesit grekë kanë përgjuar biseda të anëtarëve shqiptarë të bandës që vidhte portofola në metro, stacionet e trenit e autobusëve dhe në aeroportin e Athinës.


Janë 27 shqiptarë që u prangosën, pjesë e bandës me 31 persona, ndërsa pjesëtarët e tjerë të arrestuar janë dy grekë, një bullgar dhe një rumun.

Autoritetet greke kanë përgjuar një 32-vjeçar dhe një grua 35-vjeçare që të dy shqiptarë, që janë drejtuesit e kësaj bande që vepronte në Athinë prej 10 vitesh. 32-vjeçari ka qenë i arrestuar edhe më herët, për herë të fundit në vitin 2015 kur u akuzua përsëri për vjedhje të pasagjerëve në metro.

E përditshmja greke “Kathimerini” ka publikuar një pjesë të përgjimeve të shqiptares 35-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorëve të tjerë.

A: Ku je moj?

B: Në Ethniki Amina (Stacion metroje në Athinë).

A: Ku je, nuk të kemi parë në dy trena?

B: Vëlla, unë punoj në aeroport për të kapur më shumë.

A: Ikëm ne, dolëm.

B: Pse?

A: Nuk të pamë ty, menduam mos ndodhi diçka dhe u larguam…edhe ti nuk përgjigjeshe.

B: Punoj o njeri…

Kjo është një bisedë telefonike mes 35-vjeçares dhe dy bashkëpunëtorëve që është përgjuar nga hetuesit grekë në pasditen e 16 qershorit.

Autoritetet kanë përgjuar edhe një tjetër bisedë të anëtarëve të kësaj bande, të cilët në një rast mundën t’i shpëtonin policisë.

“Për pak na kapën, por këto punë i di Zoti, mbron të tjerët por na mbron edhe ne. Është rreziku i kësaj pune, por gjithçka shkoi mirë”.

Banda “punonte” dy herë në ditë; nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 09:30 kur ishte piku i lëvizjes dhe nga ora 17:00 deri në orën 21:00 kur njerëzit ktheheshin nga punët dhe dilnin në pasdite. Kryesisht stacionet e metrosë ishin pikat ku ata fokusoheshin më shumë, ndërsa shënjestrat e preferuara të tyre ishin turistët.

Deri tani policia ka zbuluar 700 raste të vjedhjeve të portofolëve, ndërsa mendohet se numri mund të jetë 4 mijë për shkak të kohës së hershme që vepronte kjo bandë. Anëtarët kishin siguruar edhe mbrojtjen e tyre. Ata paguanin zyrtarë apo ish-zyrtarë të policisë. Në dosjen e hetuesve është edhe një polic grek 49-vjeçar, i cili akuzohet për pjesëmarrje në këtë organizatë. Dy javët e fundit para se të goditej kjo bandë e përbërë nga shumica shqiptarë, polici grek kishte marrë 3 mijë Euro për t’u dhënë informacione grabitësve. /tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori