Jan Oblak është vlerësuar si një nga portierët më të mirë në Evropë dhe Atletico Madrid rrezikon ta humbas atë në afatin kalimtar të janarit.
Lojtari pakënaqur që ai nuk ka marrë një kontratë të përmirësuar ende nga klubi.
Gjatë ceremonisë së shpërblimeve të MARCA-s, ai e bëri të qartë se mund të largohet dhe nuk kjo nuk duhet të duhet si befasi për klubin.
Mësohet se portieri i ka thënë këtë edhe presidentit Enrique Cerezo, anëtarit të kryesisë Miguel Angel Gil Marin dhe drejtorit sportiv Andrea Berta.
Kur u pyet në ngjarjen e së hënën se sa kohë ai priste të qëndronte në Atletico ai u përgjigj: “Nuk e di, po për momentin jam këtu”.
Oblak ka një marrëveshje deri më 2021, por nuk ka marrë një kontratë të përmirësuar që nga viti 2016.
Ai nuk ndjehet mirë pasi e gjithë pjesa tjetër e skuadrës kanë marrë kontrata më të majme.
Atletico është e qetë pasi kush e do portierin duhet të paguajë 100 milionë euro. /Telegrafi/