‘Zizi’ habitet se si i premtuan para një kohe e tash nuk i dalin në fjalë.
“Me punën e madhe që kemi bërë e kam përfunduar përgatitjen e librit që është shkruar për të arriturat e mia në histori. I falënderojë 200 njerëz që dhanë fjalë të mira për mua”.
“Unë kam vrapuar si gjithmonë për të mirën e këtij sporti dhe jam munduar për të bërë më të mirën. Mendoj se autori i librit Cen Pushkolli ka nxjerr më të mirë pas një pune të vështirë që 3-4 muaj dhe e kemi bërë gati për botim, por mungojnë mjetet financiare. Si sportist i shekullit, si njeri që kam kontribuar shumë për pavarësinë e Kosovës, që kam mbajtur shumë turne, jam i habitur se si shumë ministri që më kanë premtuar si dhe disa komuna, nuk më kanë qitur asnjë centi deri më tash për të botuar librin. Po më thonë hajde nesër, hajde sot. Shpresoj të më qëndrojnë në fjalë dhe të më ndihmojnë”.
“Falënderoj dhe i jam mirënjohës Selim Pacollit, i cili më ka thënë se ai do të më promovojë librin”, tha Salihu. Ai këto ditë do të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është një libër i rëndësishëm, nuk flas unë, por të tjerët flasin për mua. Kjo është e vlefshme për mua si sportist i merituar dhe askush nuk mund të më drejtojë gishtin as si spiun as si tradhtar i popullit”, tha ‘Zizi’. “Jam krenar që sakrifikova jetën për këtë sport që sot rinia e gëzon dhe me respekton së bashku me popullin tim më të mirë”.
“Jam i detyruar që ndoshta të dalë si lypës të kërkojë mjete për të botuar librin”, theksoi fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Angjelos. Ai është i kënaqur së shtëpia e klubit të boksit Prishtina po rinovohet. “Jam shumë i kënaqur që po investohet në renovimin e lokaleve të KBO Prishtina. Po bëhem me zyre të reja e sallë dhe po e kthejmë klubin në elitën botërore. Prishtina është klub më histori të madhe. E falënderojë KK të Prishtinës për këtë investim”, thotë Salihu, kryetar i KBO Prishtina”.