Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për ‘Faktor’, Emil Jakimovski ndodhet në një nga stacionet policore të Shkupit ku merret në pyetje.

Jakimovski është thirrur për shkak të denoncimeve për kërcënim që i ka dërguar ndaj disa personave. Gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Korovoshevska e denoncuan Jakimovskin për kërcënime, ndërsa persona të tjerë në rrjete sociale publikuan se i njëjti i ka ngjashëm i ka kërcënuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jakimovski deri javën e kaluar ishte i punësuar në Regjistrin Qendror, por drejtorja Marija Boshkovska vendosi ta largojë nga puna.

Ajo më herët njoftoi se ka qenë shënjestër e kërcënuesit dhe se është dërguar në komision disiplinor./Telegrafi/