Roberto Mancini ka dhënë vlerëismet e tij për sezonin e Interit.
Nerazzurët dështuan sërish të hynë në Ligën e Kampionëve (ndonëse matematikisht kanë gjasa), por Mancini në përgjithësi e vlerëson sezonin si pozitiv.
“Unë dua të përgëzoj Crotonen si gjënë e bukur për futbollin, duke arritur Serie A për herë të parë në histori”.
“Unë komplimentoj Inzaghin që do të jetë në pankinën e Lazios, pasi që ai ishte bashklojtari dhe lojtari im, tash kundërshtari”.
“Ne duhet të tentojmë që të konfirmojmë lojën e mirë. Lazio është ekip i mirë, ka trajner të ri dhe do të japin shumë”.
“Unë e vlerëosj sezonin pozitivisht pasi jemi mbi ekipet që kanë 2-3 vjet që luajnë bashkë dhe natyrisht se sezonin tjetër do të bëhen tjera llafe”, u shpreh Mancini. /Telegrafi/