Ja si e rrahin emigrantin ilegalë, zyrtarët e portit Calais në Francë (Video)

Video e postuar në Facebook nga një shofer rumun të dielën, tregon katër burra të cilët e tërheqin zvarrë jashtë emigrantin nga pjesa e prapme e kamionit, kurse thuhet se dy udhëtarët e tjerë ilegalë ia kanë dalë të ikin. Por, një person zyrtar i portit i veshur me një xhaketë fluoreshente arrin të kap personin e tretë dhe të godas atë në kokë derisa e tërhiqte zvarrë, ndërsa qeni i sigurimit i turret emigrantit në mënyrë agresive, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se prej nga mund të ishin emigrantët që po provonin të kontrabandoheshin në kamionin rumun të mallrave, por supozohet se ata ishin nga vendet e lindjes, respektivisht Siria. /Telegrafi
Nga
Telegrafi
21/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































