LAJMI I FUNDIT:

BE-ja publikon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq: Do të fokusohemi në marrëveshjen për normalizim

BE-ja publikon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq: Do të fokusohemi në marrëveshjen për normalizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel dhe në këtë takim fokusi do të jetë në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra për Media e Bashkimit Evropian, përmes një njoftimi publik.


Takimi i cili do të fillojë në orën 10:30, do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim në Bruksel më 18 gusht
Lexo po ashtu Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim në Bruksel më 18 gusht

“Të enjten, më 18 gusht, në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi. Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak”.

“Do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Takimi do të fillojë në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Analistët me qëndrime të ndryshme për mundësinë e një marrëveshje për të pagjeturit në takimin e 18 gushtit në Bruksel
Lexo po ashtu Analistët me qëndrime të ndryshme për mundësinë e një marrëveshje për të pagjeturit në takimin e 18 gushtit në Bruksel

Po ashtu, bëhet e ditur se do të trajtohen çështjet aktuale me synim siç thuhet, zbutjen e tensionit aktual në terren.

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet tutje nga BE-ja.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga ekzekutivi kosovar.

Herën e fundit ata janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori