LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pezullon përkohësisht tarifat për produktet nga Ukraina

BE-ja pezullon përkohësisht tarifat për produktet nga Ukraina

Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili përfaqëson 27 shtete anëtare, miratoi heqjen e detyrimeve doganore për importin e mallrave nga Ukraina për një vit, në mënyrë që të ndihmojë ekonominë e atij vendi për shkak të pushtimit rus.

Masa e propozuar nga Komisioni Evropian, u miratua nga Parlamenti Evropian më 19 maj.


“Heqja e taksave doganore do të lehtësojë tregtinë me Ukrainën pas agresionit (rus) dhe do të ndihmojë ekonominë e saj”, tha nënkryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis.

Sipas organit ekzekutiv evropian, tregtia midis BE-së dhe Ukrainës arriti në 52 miliardë euro vitin e kaluar.

Nga të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Prodhimi i Brendshëm Bruto i Ukrainës pritet të shënojë rënie 35 për qind këtë vit. /Telegrafi/