Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e cila ka zgjatur plotë një orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gazeta ”Lajm” publikon bisedën mes Prokurorëve Special dhe Menduh Thaçit. ”“Pjesa më e madhe ka qenë për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2011 në Zajaz, Osllomej, Kërçovë, Shkup, Likovë dhe në komuna tjera. Kryetari Thaçi i ka prezantuar para PSP-së të gjitha informacionet dhe dëshmitë për manipulimet që janë bërë në ato zgjedhje”, thotë për ”Lajm” ky burim i lartë partiak.
Përveç kryetarit të PDSH-së, në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) sot ka dëshmuar edhe ish-ministri i kulturës nga radhët e kësaj partie, Arifikmet Xhemaili, paraardhës i ministres Elizabeta Kançeska – Milevska./Telegrafi/