Hip hop ylli i Babastars, Getoar Selimi, duket se po përgatit një këngë mjaft interesante me Luana Vjollcën, një emër jo aq i shquar për kualitete muzikore sa për kualitete estetike.
Një prej femrave më të bukura shqiptare që ka depërtuar në skenën muzikore tash e një vit, duket se ka siguruar një bashkëpunim të madh, me yllin e Babastars, Getoar Selimi.
Burimet e Telegrafit mësojnë se këtu ka ndikuar shumë Marina, motra e Luanës, me të cilën Geti është në lidhje serioze tash e sa kohë dhe që është edhe arsyeja se pse reperi tash po jeton në Tiranë.
Po ashtu, këto burime kanë arritur të mësojnë një pjesë të tekstit të këngës së re që do të vijë në bashkëpunim nga artistët.
“Tirana Lifestyle, vi prej Prishtinës,
Prishtinali jom, emri origjinës
Geasy Genius, kallzoju krejt gjinjës,
Jam marinari i vetëm i krejt marinës”, është një pjesë e tekstit të Getoarit në këtë projekt.
Ndryshe ky projekt do të publikohet shumë shpejt dhe do të jetë pretendent për hitin e kësaj vere, krahas projekteve tjera që pritet të lansohen, e në mesin e të cilave është edhe ajo e antarit të Babastars, Cozman, në bashkëpunim me Tunën. /Telegrafi/