LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndanë 63 milionë euro për Kosovën për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Coronavirusit

BE-ja ndanë 63 milionë euro për Kosovën për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Coronavirusit

Bashkimi Evropian ka ndarë 63 milionë euro për Kosovën si pako për rimëkëmbjen ekonomike pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi duke thënë se nga këto fonde duhet të bëhen më shumë investime në sektorin privat.


“Edhe një lajm pozitiv nga BE. 63 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike. Por nuk mjaftojnë. Duhet edhe riprogramim i fondeve te IPA-së. Me pak asistencë teknike nga këto fonde, e më shumë investime në projektet e sektorit privat”, ka shkruan Rukiqi në Facebook.

Po ashtu, BE-ja ka ndarë 5 milionë euro ndihma për ta luftuar COVID19.

Ditë më parë, komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka njoftuar se do të ndahen 38 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në mbështetje të sektorit të shëndetësisë në luftimin e pandemisë së Coronavirusit.

BE pritet t'i ndajë 38 milionë euro për vendet e Ballkanit në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit
Lexo po ashtu BE pritet t'i ndajë 38 milionë euro për vendet e Ballkanit në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit

Ai me anë të një shkrimi në Twitter, gjithashtu thotë se do të janë në dispozicion edhe 373 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të këtyre vendeve. /Telegrafi/