LAJMI I FUNDIT:

BE-ja jep 15 milionë euro për bizneset e Ballkanit që u goditën nga pandemia COVID-19

BE-ja jep 15 milionë euro për bizneset e Ballkanit që u goditën nga pandemia COVID-19

15 milionë euro është fondi që Bashkimi Evropian ka vendosur në ndihmë të bizneseve të goditura nga pandemia COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Zyrës për Negocim dhe Zgjerim të BE-së, shuma do të ndahet për bizneset e vogla dhe të mesme.


“Më shumë lajme të mira për bizneset e vogla të mesme në Ballkanin Perëndimor. 15 milionë euro nga Bashkimi Evropian për bizneset e goditura nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, për të vijuar aktivitetin, për të qenë të qëndrueshëm dhe për të shkuar drejt rikuperimit”, thuhet në postimin e BE-së në Twitter, përcjell Telegrafi.

Kjo masë është pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike të BE-së prej 455 milionë euro në grante dhe 1.7 miliardë kredi me kushte preferenciale, të nisura në fillim të këtij viti për të mbështetur bizneset dhe investimet e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor në trajtimin e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/