LAJMI I FUNDIT:

BE-ja i dhuron MSh-së donacion në vlerë 800 mijë euro për luftimin e COVID-19, Apostolova kërkon nga qytetarët respektimin e masave

BE-ja i dhuron MSh-së donacion në vlerë 800 mijë euro për luftimin e COVID-19, Apostolova kërkon nga qytetarët respektimin e masave

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka ndarë një donacion në vlerë prej 800 mijë eurosh, për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky donacion i cili përfshinë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor, është ndarë në kuadër të pakos 5 milionëshe që ka ndarë BE-ja për Kosovën për luftimin e pandemisë.


Kështu bëri të ditur, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova e cila tha se pandemia COVID-19, është pandemi që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, shkruan Telegrafi.

“Ajo çfarë po bëjmë për momentin është se jemi duke i ndihmuar Kosovës në tejkalimin e kësaj krize të tmerrshme. Pandemia nuk është vetëm krizë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, jeni tu e parë se çfarë po ndodhë në Evropë dhe pastaj oqeanit, kjo është pandemi që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku.

Jam krenare që e para që ka dalë me një pako emergjente për Kosovën është BE-ja dhe vendet tona anëtare, që tregon se ne i shohim kosovarët si vëllezërit tani, nuk jeni anëtarët tonë por do të jeni”, tha Apostolova.

Apostolova bëri të ditur se javën tjetër do t’i dorëzojnë MSH-së edhe ventilator.

“Javën tjetër do të dorëzojmë edhe ventilator që janë shumë të nevojshëm për sistemin shëndetësor të Kosovës”, tha shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të respektojnë kufizimet që janë shumtë të rëndësishme në luftimin e pandemisë.

“Ju lutem qytetarë respektoni kufizimet shumë të rëndësishme për të luftuar këtë pandemi. Gjithandej qytetarët po dalin dhe nuk po respektojnë distancimin shoqëror, nuk vendosin maska dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda që po ndodhin. Ju kërkoj juve mediave që ky mesazh të përcjellët te të gjithë qytetarët. Sistemi i juaj shëndetësor nuk është i përgatitur që të përballet me sfidat që mund të ndodhin nëse pandemia mund të përhapet edhe më shumë. Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”, tha në fund Apostolova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori