LAJMI I FUNDIT:

Izraeli në prag të tronditjes politike, ligj që synon eliminimin e arabishtes si gjuhë zyrtare

Izraeli në prag të tronditjes politike, ligj që synon eliminimin e arabishtes si gjuhë zyrtare

Izraeli është në prag të një tronditje të fortë politike, ndërsa partia qeverisëse kërkon që të miratojë legjislacion që do të lejonte krijimin e komuniteteve vetëm izraelite, diçka që kritikët e cilësojnë si fundi i shtetit demokratik.

Gjatë 5 viteve të fundit, politikanët kanë debatuar ashpër për detajet e ligjit që ka status të ngjashëm me kushtetutën dhe që Benjamin Netanjahu kërkon të miratohet këtë muaj.


Projektligji kontrovers e lejon shtetin që të autorizojë një komunitet të përbërë nga njerëz me të njëjtin besim fetar dhe kombësi që të ruajnë karakterin ekskluziv të komunitetit.

Legjislacioni i propozuar, në formën aktuale, gjithashtu lejon implementimin e ligjit fetar hebraik në disa raste dhe eliminon arabishten si gjuhë zyrtare.

“Në demokracinë izraelite ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e individit dhe të grupit, kjo është e garantuar. Por edhe shumica ka të drejta dhe shumica sundon”, deklaroi kryeministri Netanjahu më herët.

Vota për ligjin pritet në ditët e ardhshme, megjithëse drafti final ende nuk është gati.

Kritikët e kanë krahasuar ligjin me aparteidin në Afrikën e Jugut dhe protestat ndaj tij nuk kanë munguar.

Kundër detajeve të ligjit janë shprehur edhe presidenti i vendit dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Kritikët thonë se ligji lejon krijimin e zonave të ndara bazuar në racë, fe apo kombësi dhe kjo është e papranueshme.

Një pjesë e analistëve thonë se ligji me titullin Izraeli si ‘komb shtet për popullin hebre’ është mjaft i qartë në qëllimin e tij, ndërsa anëtarët e partisë “Likud” të Kryeministri, kanë akuzuar Presidentin e Prokurorin e Përgjithshëm që kanë harruar ADN-në e tyre përderisa kundërshtojnë ligjin. /javanews.al/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori