LAJMI I FUNDIT:

Izraeli kthehet në mollë sherri në Washington

Izraeli kthehet në mollë sherri në Washington

Maya Schwayder

Për nënpresidentët e kaluar puna ishte ndryshe: kur Senati konfirmonte emërimin e një ambasadori të ri për Izraelin, votimi që pasonte ishte gjithmonë një demonstrim i unitetit përtej kufijve partiakë. Votuesit mblidheshin për t’i rrahur shpatullat njeri-tjetrit dhe për të treguar së bashku mbështetjen për demokracinë hebreje.

SHBA ka dekada që janë model për të gjithë botën, kur është fjala për të qëndruar në anën e Izraelit. Shumë shtete të tjera orientohen tek politika pro-izraelite e Washingtonit, kur flitet për konfliktin bazë të të gjitha konflikteve në Lindjen e Afërme, për Izraelin dhe palestinezët.


Por, ne emërimin e David Friedmanit, mbështetësit të linjës së fortë, të djathtit ekstremist, mbështetësit të kolonive, avokatit ortodoks i cili ka qenë deri tani njëri nga avokatët kryesorë të Trumpit për çështjet e Izraelit, ka ndryshuar diçka. Rrallë ka qenë zgjedhja e një ambasadori në senat kaq e diskutueshme.

Të dyja palët u mobilizuan që para konfirmimit të parë të Friedmanit nga një komision i Senatit. Vetëm një demokrat ia dha votën Friedmanit. Lobistë liberalë nuk lanë gur pa lëvizur që të pengohej konfirmimi i Friedmanit. Kjo rezistencë vërtet dha fryte, siç u tregua në rezultatin e ngushtë të votimit në Senat, 52 me 46 vota. Por, zgjedhja e Friedmanit nuk u pengua.

Kjo nuk do të mbetet pa pasoja: me një ambasador në Tel Aviv (ose ndoshta në të ardhmen në Jerusalem, siç ka ndërmend Trumpi dhe siç e mbështet Friedmani), i cili mbron pozicione të tilla ekstreme, do të ndryshojë rëndësia e konceptit “pro-izraelit”. Dhe me këtë do të ndryshojë edhe e gjithë politika e Lindjes së Afërme. Bisedimet e paqes me presidentin palestinez Abbas tani ka pak gjasa që të rifillojnë. Në vend të kësaj, Netanyahu me koalicionin e tij të djathtë do t’i hedhë në Jordan edhe premisat e fundit të një zgjidhjeje diplomatike paqësore. Në vend të kësaj do të çimentojë pastaj status quo-në. Interesat e palestinezëve do të lihen mënjanë, me mbështetjen e Friedmanit dhe me miratimin e Trumpit.

Me këtë, SHBA kalojnë krejt në linjën e të djathtëve ekstremë në Izrael. Nga zgjidhja e dy shteteve hiqet dorë, do të ndërtohen koloni të tjera, prania izraelite në Jordanin Perëndimor do të vazhdojë. Kurse në Washington do të intensifikohet debati, nëse kjo duhet të jetë politika e duhur “pro-izraelite”.

Diskutimet paraprake dhe rezultati i ngushtë i votimit në Senat tregojnë se konsensusi midis republikanëve dhe demokratëve për temën e Izraelit është prishur. Kjo çarje do të thellohet gjithnjë e më shumë me Friedmanin në postin e ambasadorit. Dhe nuk duket ndonjë vend tjetër, që mund të merrte në vend të SHBA rolin e ndërmjetësuesit në Lindjen e Afërme.

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori