LAJMI I FUNDIT:

Izraeli instalon laser me fuqi të lartë në aeroplanët civilë – mund të përgjojë dhe rrëzojë dronët, raketat dhe jo vetëm

Izraeli instalon laser me fuqi të lartë në aeroplanët civilë – mund të përgjojë dhe rrëzojë dronët, raketat dhe jo vetëm

Izraeli ka provuar me sukses një laser ajror që mund të rrëzojë dronë në një përparim që mund të plotësojë sistemin e mbrojtjes i cili kapi mijëra raketa të hedhura nga Rripi i Gazës muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i kërkimit dhe zhvillimit ushtarak në ministrinë e mbrojtjes së Izraelit, Gjenerali Yaniv Rotem, tha se një prototip laser ishte montuar në një aeroplan civil Cessna dhe goditi dronë në vende të ndryshme mbi Detin Mesdhe ditët e fundit.


“Aftësia për të kapur dhe shkatërruar kërcënimet nga ajri është novatore”, citohet të ketë thënë Rotem para gazetarëve, “Izraeli është ndër vendet e para që përdor aftësi të tilla”.

Prototipi i zhvilluar me Elbit Systems dhe Forcën Ajrore Izraelite (IAF) u vlerësua nga Rotem si një “arritje teknologjike”, e cila siguroi një “hap kritik për zhvillimin e mëtejshëm”, raportoi The Jerusalem Post.

Gjatë provave, dronët nga rreth gjysmë milje larg u rrëzuan dhe Izraeli shpreson të vendosë një sistem në të ardhmen me një diapazon shumë më të madh për të kapur raketa dhe jo vetëm.

Deri më tani e paemëruar, arma me laser mund të jetë pjesë e sistemeve mbrojtëse në shumë nivele të Izraelit, të cilat përfshijnë sistemin Iron Dome që synon raketa me rreze të shkurtër dhe sistemin David’s Sling kundër raketave balistike, aeroplanëve të armikut dhe raketave me rreze të mesme dhe të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori