Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në konferencın e sotme për mediaka shprehur kënaqësi nga zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, duke theksuar se nuk guxojmë të lejojmë të mos respektohet vullneti i qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para së gjithash i’u uroj qytetarëve që treguan përgjegjësi dhe dolën masovikisht për ta realizuar të drejtën e votës. Këtë vit, kur shënojmë 25 vjet nga pavarësia jonë, treguam pjekuri demokratike dhe e konfirmuam kapacitetin tonë për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira, të qeta dhe demokratike”, tha Ivanov.
Ai theksoi se institucionet relevante dhe ndërkombëtare konfirmuan se Maqedonisë zbatoi zgjedhje të cilat i ngjajnë një shteti evropian dhe demokratik.
Ivanov bëri thirrje deri BE të gjejë mënyrë dhe të mundësojë përparim të Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike.