LAJMI I FUNDIT:

Italianët nuk i ndalin ndejat edhe në kohë pandemie: S’ka më virus, nuk më intereson nëse jam pozitiv

Italianët nuk i ndalin ndejat edhe në kohë pandemie: S’ka më virus, nuk më intereson nëse jam pozitiv

Radio Uno në një prej emisioneve të përditshme, TG1, realizoi një reportazh në shtetin kroat për mënyrën sesi italianët e rinj po argëtohen në klubet e natës në Adriatik, pa respektuar masat e rekomanduara epidemiologjike.

Radio raportoi për lokalet e mbushura të natës, të cilat pranojnë dy herë më shumë mysafirë sesa lejohen në kohë pandemie gjersa të rinjtë flasin pa hezitim para kamerave, transmeton Telegrafi.


“S’ka COVID, ska më coronavirus”, thotë një vajzë e re dhe kur u pyet nga gazetarja nëse është në dijeni të fjalëve që po shqipton, ajo përgjigjet “Po, jam shumë e vetëdijshme”.

Sipas të dhënave të fundit, Italia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 574 raste të reja të të infektuarve me coronavirus dhe disa prej tyre janë të sapo kthyer nga pushimet në Kroaci, Greqi dhe Maltë.

Por, kjo nuk po i shqetëson italianët e rinj, ku një prej tyre thotë se “do të bëj nesër testimin dhe nëse jam pozitiv, nuk shqetësohem. Coronavirusi nuk do të na vrasë të rinjtë nën 20 vjeç”.

Ndryshe, kujtojmë se Italia ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia Veriore dhe Moldavia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori