LAJMI I FUNDIT:

Italianët në frikë nga vatrat e reja me COVID-19, forcojnë kontrollet dhe masat

Italianët në frikë nga vatrat e reja me COVID-19, forcojnë kontrollet dhe masat

Detyrimi për të shtruar në spital pacientët që refuzojnë trajtimin dhe forcimi i kontrollit të karantinës është pjesë e një plani për të parandaluar përhapjen e coronavirusit në Itali.

Plani gjithashtu përfshin testimin e pasagjerëve për coronavirus në aeroportet në Itali pas mbërritjes nga vendet jashtë zonës Shengen.


Pas shpërthimit të vatrave të reja në Itali, kryesisht pas ardhjes së italianëve nga jashtë ose shtetasve të huaj, autoritetet rajonale planifikojnë të forcojnë kontrollin dhe masat e caktuara.

“Të dhënat e reja për të infektuarit tregojnë se rihapja e kufijve për mbërritjet nga shumë vende është ende me rrezik të lartë dhe se duhen masa të reja dhe në kohë për të parandaluar dhe kontrolluar mbërritjet”, tha presidenti i Lazio, Nicola Cingareti, njoftojnë mediat italiane.

Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte, më 11 qershor, u delegon guvernatorëve të rajonit një vendim për zbutjen ose shtrëngimin e masave bazuar në të dhënat epidemiologjike, përfshirë futjen e “zonave të kuqe”.

Corriere della Sera shkruan se rreziku i një sjelljeje të tillë shihet në rastin e “Vicenza”, ku menaxheri i një kompanie doli pozitiv me COVID-19 pas kthimit nga Ballkani, i cili refuzoi trajtimin spitalor, duke vazhduar aktivitetet sociale dhe afariste, gjë që çoi në raste të reja pozitive në zonë.

Në Itali, më shumë se 240,000 njerëz janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i krizës, nga të cilat rreth 14,000 janë raste aktive, dhe më shumë se 34,000 kanë vdekur si pasojë e virusit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori