Edhe pse u regjistruan pak më pak vdekje sesa dje, sot 12, dje 15, në Itali numri i të infektuarve të ri me coronavirus është serish në rritje.

Dje ishin 193 raste të reja, ndërsa sot janë 229. Deri më tani, 224.363 njerëz janë infektuar, dhe gjithsej 34.926 kanë vdekur.

Aktualisht ka 13,459 pacientë pozitivë, kryesisht në izolim në shtëpi, 871 në spitale dhe 69 në njësi të kujdesit intensiv.