LAJMI I FUNDIT:

Italia po zgjedh një profesor ligjesh për Kryeministër, ka qenë larg skenës politike

Italia po zgjedh një profesor ligjesh për Kryeministër, ka qenë larg skenës politike

Italia pret të mësojë sot emrin e kryeministrit të ardhshëm. Dy udhëheqësit popullistë, që vulosën marrëveshjen e krijimit të qeverisë së re, pritet të informojnë presidentin Sergio Mattarella mbi planet e tyre për shkurtime taksash, rritje të shpenzimeve për të varfrit, apo kërkesa për reformimin e Bashkimit Evropian.

Por, mbi të gjitha, kreu i shtetit do të njihet më së pari me emrat që Matteo Salvini i “Lega Nord”-it dhe Luigi Di Maio i “Lëvizjes 5 yjet” kanë rënë dakord të drejtojnë administratën e re.

Edhe pse nuk është njoftuar hapur, mediet vendase përcjellin bindjen se shefi i ekzekutivit do të jetë Giuseppe Conte, profesor i së Drejtës Private në Universitetin e Firences, të cilin Di Maio e ka përmendur me kohë si njërin prej ministrave të mundshëm të tij, duke ia lakuar madje emrin që përpara zgjedhjeve.

Shtypi italian shkruan se, mes dy udhëheqësve ka ende mospërputhje, por në vija të përgjithshme, qeveria sipas tyre është zgjedhur, përcjell tvklan.al.

Nëse Mattarella e pranon propozimin e Salvinit dhe Di Maios, kreu i Këshillit të Ministrave do të pritet më së pari prej presidentit, më pas do të vijë betimi i tij dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, e në fund votëbesimi në Parlament, ku “Lega Nord” dhe “5 yjet” kanë shumicën, si në dhomën e ulët, ashtu dhe në Senat.

Salvini kishte këmbëngulur që kryeministër të mos ishte as ai dhe as Di Maio, ndonëse udhëheqësi i lëvizjes “antiestablishment” pati shpresuar shumë ta merrte ai këtë post.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori