LAJMI I FUNDIT:

Italia konsideron zgjatjen e gjendjes emergjente të COVID-19 deri më 31 janar

Italia konsideron zgjatjen e gjendjes emergjente të COVID-19 deri më 31 janar

Italia po mendon të zgjasë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm gjendjen e saj të jashtëzakonshme mbi krizën si pasojë e pandemisë COVID-19, thanë të enjten dy gazeta kombëtare.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, gjendja emergjente, e vendosur të skadojë në mes të tetorit, i jep qeverisë fuqi më të mëdha, duke lejuar zyrtarët të anashkalojnë më lehtë burokracinë që shkatërron shumë vendimmarrje në Itali.


Gazetat Il Messagero dhe Corriere della Sera thanë se një takim kabineti diskutoi çështjen të mërkurën vonë, shkruan Reuters.

“Nuk është zyrtare akoma .. ndërsa në fillim (qeveria) foli për shtyrjen e saj përsëri në 31 dhjetor, gjatë takimit (qeveria) konsideroi të shkonte përtej fundit të vitit, duke pasur parasysh që bashkëjetesa me virusin është e destinuar për të vazhduar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Il Messaggero.

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar mbi 315 mijë persona të infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur 35,894 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori