Pas një kundërsulmi të vendasve, Mario Balotelli pasoi te Riccardo Montolivo dhe mesfushori i Milanit shënoi golin e epërsisë (33’).

Një harkim të Andrea Pirlos e priti Daniele De Rossi, i cili e dyfishoi rezultatin.


William Jorgensen u përkujdes që Danimarka ta shënonte golin e nderit (45’).

Në fillim të pjesës së dytë (46’), Pablo Osvaldo u përjashtua me karton të kuq, mirëpo Italia shënoi edhe një herë.

Pirlo u përkujdes që ta gjente në mënyrë fantastike Mario Balotelli dhe sulmuesi i Manchester Cityt e vendosi rezultatin përfundimtar (54’). /Telegrafi/

telegrafi sport app