Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka njoftuar përmes një komunikate për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit.
Ushtrues detyre është zgjedhur Ismet Temaj dhe ai do të jetë në këtë post deri në zgjedhjen e rektorit.
“Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur të premten më 21.12.2018, ka zgjedhur për ushtrues detyre të Rektorit Prof. Dr. Ismet Temaj. Këtë detyrë Temaj do ta ushtroj deri në zgjedhjen e Rektorit. Në këtë mbledhje KD ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit”, thuhet në komunikatë.
Gjatë ditë së sotme Parlamenti Studentor i këtij universiteti ka protestuar paqësisht para universitetit.
Ata me këtë protestë kanë kërkuar vëmendjen e Ministrisë së Arsimit për gjendjen e këtij institucioni dhe depolitizimin e tij.