Aromë labe vlonjate po ndjeje në Prishtinë tek sa qëndroje në cilindo vend të manifestimit me rastin e përurimit të shtatores së Ismail Qemalit. Prishtina e priti me këngë të zemrës shqiptare, me zemrën e qytetarisë kombëtare, ashtu siç pritet djali, burri i Shqipërisë. Shpirti i tij fluturon gjatë kohë mbi qiell, mbi qiellin shqiptar, kosovar, në kohë, shtëpi më shtëpi, për të zbritur një ditë në vendin e dëshiruar, në një “pëllëmbë” toke, të Kosovës së lirë. Shtati i tij i shkrirë në bronz erdhi mu në mes të Prishtinës, për të qenë mes nesh deri në përjetësi. Tani po pushon mes nesh, e shpirti i tij po vazhdon t’i shohë të gjithë ata që e panë, e deshën, e ruajtën emrin e tij bashkë me flamurin e Shqipërisë së mëvetësishme, të mosvarme.
Ata që jetuan me emrin e tij janë shumë: i madh e vogël, një komb i tërë, kombi shqiptar.
Sot, në Prishtinë, Ismail Qemali na e kujton atë që tha shumë vjet më parë: "Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne. E ardhmja e shqiptarëve, të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë evropianë, sigurohet vetëm po të futeshin në rrugën e qytetërimit evropian”.
Këto fjalë i kishte thënë Ismail Qemali, njeriu që me mendjen e tij, me punën dhe veprën e tij, me vizionin për Shqipërinë dhe shqiptarët, një shekull e më shumë më parë, me largpamësinë shekullore, duke mbrojtur bashkimin e trojeve, që po cenohej nga fqinjët, po bënte thirrje për unitetin “e racës”, për unitetin si një nga parimet bazë të zhvillimit dhe përparimit të kombit. Kjo thirrje iu drejtua bartësve të qytetërimit mbarëkombëtar dhe evropian për përbashkimin e rrugëve me kombet e zhvilluara drejt qytetërimit universal. Iu drejtua atëherë kancelarive të Evropës, iu drejtua të gjithë atyre që e deshën përparimin, të gjithë bashkëkombësve të tij aq shumë të penguar, aq shumë të ndaluar, vite e shekuj me radhë.
Sot, në Prishtinë, Ismail Qemali na i kujton të gjitha përpjekjet e shqiptarëve në rrugën e tyre të gjatë për liri. Na e kujton flamurin e Skënderbeut, flamurin që u bart brez pas brezi deri në dorën e tij. Sot, në Prishtinën e përparuar si kurrë më parë, në të tillën siç e donte të gjithë Shqipërinë, erdhi me flamur në dorë, i urtë dhe me shpirt intelektuali siç ishte, burrë shqiptar dhe evropian siç ishte, i përparuar e me shpirt qytetarie siç ishte, të na e kujtojë edhe një herë se përparimi është më i lehtë me bashkim dhe unitet, se vetëm kështu kombi është më i fortë.
Sot e gjithë jetën tonë qytetare, shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë, përveçse simbolizon mëvetësinë e shqiptarëve, ajo bart më vete porosinë e madhe rilindase atdhetare, të kolosëve të pavarësisë, të të gjithë atdhetarëve, se duhet vazhduar përpjekjet për drejtësinë, për zhvillimin, për përparimin e kombit shqiptar. Kjo shtatore mbetet simboli i lirisë! Vetëm duke qenë kështu, simbol lirie, përmbushja e kërkesave të kamotshme nga vetë shqiptarët do të bëjë që ata që deshën të “përpijnë” këtë vend, të zmbrapsen deri në pikën zero të aspiratave hegjemoniste e të fillojnë zbatimin e përbashkët të vlerave qytetëruese universale, kombëtare dhe evropiane!
Ashtu siç u bë e mundur që sot, pas shumë rrugëve të kaluara, të vështira, të përpjekjeve për të ndalur rrugëtimin e shqiptarëve, me dëshmi të mëdha lirie, me dëshmi heronjsh e dëshmorësh, që tani të kemi mes nesh shtatore lirie, të njeriut të paqes, simbolit të dashurisë për kombin e vet, po ashtu mund të bëhet që të gjithë, sot e gjithë jetën tonë qytetare, kombe të rajonit, fqinj, të vegjël e të mëdhenj, të fillojnë tutje rrugën e paqes, të barazisë, të zhvillimit e të përparimit. Është ky mesazhi evropian, është kjo porosia e Ismail Qemalit, është ky lajtmotivi i lirisë së përjetshme të kombit shqiptar.
E ardhmja evropiane shqiptarëve, “të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë evropianë”, siç thoshte vetë Ismail Qemali, ka në themel shembullin e martirizimit për drejtësinë, për paqen dhe lirinë, për bashkimin kombëtar. Ky është njëkohësisht themeli i shembullit për të tjerët se vetëm si kombe të barabarta, duke kërkuar për të tjerët atë që kërkon e dëshiron për veten, se vetëm kështu mund të ecet në rrugën e trasuar evropiane, në rrugën e lirisë, të zhvillimit e të përparimit të të gjithëve.
Ismail Qemali erdhi në Prishtinë me shtatin e tij në bronz me shpirtin e tij, flamur të qytetërimit kombëtar.
I falemi jetës dhe veprës së tij!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?