Në komentin e publikuar në “National Review” me titull “Islamofobia është një mit”, Brendan O’Neil ankohet se sulmet terroriste të kryera nga islamistët radikalë janë pasuar vazhdimisht nga kërkesat e zakonshme të liberalëve, që kërkojnë marrjen e masave, për të mos sulmuar myslimanët e pafajshëm.
“Gjaku në dyshemenë e zyrave të Charlie Hebdo, ishte ende i ngrohtë, kur vëzhguesit vetulla-rrudhur filluan të thonë: Oh jo, myslimanët! A do sulmohen vallë”, shkroi ai.
“Ndodh e njëjta gjë pas çdo sulmi terrorist. Nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, 7 korrikut 2005 në Londër, sulmi terrorist në Sidnej në fund të vitit të kaluar, dhe masakrat në Paris në fillim të këtij viti. Liberalët nuk ngurrojnë të reagojnë në çast, sipas një stili pavllovian ndaj sulmeve terroriste islamiste, duke u shqetësuar për mundësinë e ndonjë kryengritjeje të dhunshme kundër myslimanëve të keq-arsimuar. Kryengritja nuk vjen kurrë, por kjo nuk do ndalë kurrsesi frikët e tyre fantazioze”.
Sikundër Neil e përkufizon, “ideja e islamofobisë gjithmonë është e bazuar më shumë tek fantazitë dhe paniku i elitave politike e mediatike, sesa tek ndonjë nivel real dhe i matshëm i urrejtjes ose dhunës kundër myslimanëve”. “Është e vërtetë që pas masakrës në Charlie Hebdo, disa granata u hodhën në oborrin e një xhamie në qytetin francez të Le Mansit, megjithëse fatmirësisht ato nuk shpërthyen dhe askush përreth nuk u plagos. Ky është një akt i çmendur dhe personi ose personat që e kryen, duhet të zbulohen dhe ndëshkohen. Por, frika për dhunën e përhapur anti-myslimane, mbi përhapjen e urrejtjes toksike islamofobe, në rrugë apo dhe në vendet e punës, janë të pabaza, sepse forca e tyre lëvizëse vjen pikërisht prej atyre që janë kundër vendasve, nga paragjykimet anti-popull të elitave dhe jo nga ndonjë dëshmi e fortë e armiqësisë ekstreme ndaj myslimanëve”, vijon më tej Neil.
Ndërkohë, besimi im se myslimanët janë në rrezik të veçantë, pas çdo sulmi të rëndësishëm terrorist të kryer nga radikalët islamikë, është i bazuar në faktin se pas sulmeve të 11 shtatorit, pavarësisht një presidenti konservator, që u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të përmbaheshin nga fajësimi i fqinjëve të tyre myslimanë, krime të urryera janë kryer kundër amerikanëve myslimanë.
Nivelet e rritjes së urrejtjes ishin “të vërteta” dhe “të matshme”. Koncepti im se islamofobia, ose frika irracionale ndaj myslimanit të zakonshëm, është një tipar i dallueshëm pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, mbështetet nga vëzhgimet e kryera në disa qytete, të cilat janë përpjekur të pengojnë ndërtimin e xhamive, nga përpjekjet shtetërore për të ndaluar ligjin e sheriatit, sikur ne të ishim në prag të sundimit prej tij, nga frika se Barak Obama është një mysliman i fshehtë, nga profilizimi i studentëve myslimanë për asnjë arsye tjetër përveçse përkatësisë së tyre fetare.
Por, islamofobia mbështetet edhe tek materialet e trajnimit kundër myslimanëve, që FBI-ja i miratoi në njëfarë mënyre dhe i përdori pas ngjarjeve të 11 shtatorit, në një kohë që dhjetëra myslimanë që unë kam intervistuar, thonë se amerikanët e tjerë janë më të frikësuar prej tyre tani, sesa përpara sulmeve të 11 shtatorit. Britanikët e shqetësuar për krimet e urrejtjes anti-myslimane pas atentateve të 7 korrikut 2005 në Londër, sipas mendimit tim kishin të drejtë ta bënin këtë, sepse aty ishin faktuar krimet e urrejtjes anti-myslimane, ndonëse në një masë jo shumë të madhe.
Ndoshta numri i vogël i akteve ishte pjesërisht për shkak edhe të korit të zërave kundër hakmarrjes kolektive. Është shumë shpejt që pas ngjarjes në Sidnej, të bëhet një llogari përfundimtare e efekteve të saj tek krimet e urrejtjes fetare, por policia në Australi ka raportuar që tani një rritje të ndjenjave dhe incidenteve anti-myslimane, një reagim që mund të pritet edhe pas sulmeve të tjera terroriste.
Sigurisht, nuk ka një kryengritje masive të dhunshme kundër myslimanëve amerikanëve, britanikë, australianë apo francezë. Por, nga ana tjetër, pretendimi se është e paarsyeshme të shqetësohesh rreth fanatizmave anti-myslimane apo të reagosh ndaj tyre, është i çuditshëm. Edhe një shpërthim inati është i mjaftueshëm për të justifikuar shqetësimin dhe njëherazi përpjekjet për të parandaluar më të keqen.
Është më mirë të mbytet që në gjenezë shtysa për një hakmarrje në grup mbi myslimanët, sesa të veprohet vetëm atëherë kur një reagim i ashpër e me pasoja tragjike ka marrë tashmë formë. O’Neil shkruan më tej se “sipas statistikave federale mbi kriminalitetin, në vitin 2009 ka patur 107 krime të urrejtjes anti-myslimane, ndërsa në 2010-ën kjo shifër ka qenë 160”. “Në një vend prej 330 milionë banorësh, ky është një nivel jashtëzakonisht i ulët”, thotë ai.
Por, vlen të kujtojmë se në vitin 2000 ka pasur vetëm 28 incidente të tilla. Unë pyes se çfarë ka të gabuar të shfrysh kundër fanatizmit anti-mysliman, që është përgjegjës për 100 apo më shumë krime të urrejtjes fetare, duke patur parasysh se shifrat ishin shumë më keq menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit? Po t’i shtojmë kësaj edhe shqetësimin se shpërthimet e dhunës mund të ndodhin përsëri?
Të bësh thirrje për tolerancë ndaj një grupi minoritar në një moment bindshëm të rrezikshëm, nuk kushton asgjë, është thjesht një kujdesi njerëzore e pakundërshtueshme. Dhe, në qoftë se toleranca relative mbizotëron, atëherë ky është një sukses e jo një rast për t’u ankuar se elitat nuk janë duke besuar mjaftueshëm tek masat popullore.
Nuk ka asnjë shans serioz të besohet shpjegimi se përpjekja për të stigmatizuar reagimet e ashpra anti-muslimane, i detyrohet faktit që krimet e urrejtjes kanë qenë më të mëdha para ngjarjeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe se më pas ato kanë rënë, megjithëse jo në nivelin e para këtyre sulmeve. Ky është sigurisht qëllimi i liberalëve, si dhe shumë konservatorë që ndoqën shembullin e presidentit Bush. Gjithsesi kjo për mua është një arsye e mirë për të vazhduar fushatën e stigmës, edhe në qoftë se ndjeshmëritë e disa konservatorëve janë ofenduar, sikur vuajtja të ishte një lojë me shumën zero, dhe duke mbrojtur me zell tezën se islamofobia minon në një farë mënyre luftën kundër terrorizmit.
Përderisa myslimanët e zakonshëm janë të rëndësishëm në informacionin që japin mbi bashkëfetarët e tyre të radikalizuar e që mund të shndërrohen në të dhunshëm, përpjekja për rritur mbështetjen ndaj tyre edhe jashtë SHBA-ve, është një investim kundër terrorizmit, përveçse përputhet me parimet themelore të drejtësisë.
“Islamofobia është një fjalë e kriptuar për shkak të frikës së elitave evropiane ndaj popullsive të tyre – shkruan O’Neil – që ata e imagjinojnë të jetë e paditur, me paragjykime, lehtësisht e udhëhequr nga mediat tabloide dhe të dhëna pas mërisë dhe dhunës”. Po, sikurse edhe ndodh, qeniet njerëzore në Evropë dhe kudo tjetër, shpesh janë të paragjykuara, të udhëhequra lehtësisht nga mediat, dhe iu jepen dhunës dhe zemërimit. Do të ishte bukur të mendohej, që një fraksion i dhunshëm në të djathtën evropiane nuk do të kishte sukses në kryerjen e abuzimeve të tmerrshme ndaj imigrantëve apo minoriteteve etnike. Të stigmatizosh ata që punojnë për të parandaluar një të ardhme të tillë, është një shpërdorim i vetë stigmës. /The Atlantic/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?