Site icon Telegrafi

ISIS-i merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetares afgane

Shteti Islamik mori sot përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari televiziv dhe aktivistes për të drejtat e grave në Afganistan. Sulmi nënvizoi një trend në rritje të dhunës ndaj gazetarëve në vend.

Malalai Maiwand, një gazetare për radion dhe televizionin Enikas në provincën lindore të Nangarhari, u vra në kryeqytetin provincial të Jalalabad, së bashku me shoferin e saj gjersa numri i përgjithshëm i gazetarëve dhe punëtorëve të medias të vrarë në shtetin afgan u rrit në dhjetë, raporton theguardian.

“Ajo ishte duke shkuar në zyrë kur ndodhi incidenti”, tha Attaullah Khogyani, një zëdhënës i guvernatorit të provincës, transmeton Telegrafi.

Nangarhar është një vatër e aktivitetit ushtarak, kryesisht Shteti Islamik (ISIS), i cili ka marrë përgjegjësinë për vrasjen përmes kanalit të komunikimit në Telegram, duke e quajtur atë një gazetare “pro-regjimit”.

Maiwand nuk është gruaja e parë në familjen e saj që është në shënjestër të një sulmi. Pesë vjet më parë, nëna e saj, gjithashtu një aktiviste, u qëllua për vdekje nga një sulmues i panjohur.

Kompania televizive Enikas tashmë ka qenë shënjestra e një sulmi, ndërsa pronari, Engineer Zalmay në vitin 2018 ishte rrëmbyer me kusht. /Telegrafi/

Exit mobile version