Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer mysliman fshiu përpara pesë burra me veturën e tij, pasi siç kishte pohuar, ata e kishin abuzuar racialisht gjatë agjërimit të Ramazanit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Lugman Aslam, 26 vjeç, i cili mund të shihet duke iu afruar trotuarit para se të godasë këmbësorët.
Gjykata në Leicester ka kuptuar se Aslam sulmoi grupin pasi ai ishte përfshirë në një luftë me ta në qendër të qytetit, mbrëmjen e 28 qershorit të vitit të kaluar.
Aslam, nga Leicester, pranoi se kishte tentuar të shkaktonte dëm të qëllimshëm të rëndë trupor, me çka edhe u dënua me pesë vjet burg. /Telegrafi/