LAJMI I FUNDIT:

Ishte në gjendje të rëndë por kryetari i Malishevës e mposht coronavirusin

Ishte në gjendje të rëndë por kryetari i Malishevës e mposht coronavirusin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga coronavirusi.

Komuna e Malishevës bën të ditur se Begaj ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ, transmeton Telegrafi.


“Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit. Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Kujtojmë se Komuna e Malishevës ishte ndër komunat e para në Kosovë që kishte numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus, por tashmë situata në këtë komunë është stabilizuar. /Telegrafi/