Një mbikëqyrës i FBI-së për antiterrorizëm është nën hetim të brendshëm pasi një grua i vodhi armën pas një nate në të cilën ai ishte dehur në një hotel të Karolinës së Veriut, sipas dokumenteve dhe zyrtarëve të qeverisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në korrik, Robert Manson, një shef i njësisë në seksionin ndërkombëtar të terrorizmit të FBI-së, kishte armën e tij Glock, një orë Rolex prej 6,000 dollarë dhe 60 dollarë në para të gatshme, të cilat ishin vjedhur nga dhoma e tij në hotelin Westin në Charlotte.
Kjo ngjarje është konsideruar si e turpshme për autoritetin e FBI-së.
Manson dhe agjentë të tjerë të lartë ishin në Charlotte për t’u trajnuar, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit të njohur me këtë episod.
Agjentët më vonë i thanë policisë se kishin pirë me gratë që thoshin se ishin kërcimtarë ekzotikë, sipas një personi të dytë i cili ishte informuar për hetimin.
Siç shtohet më tej, më zyrtari ka njohur një grua me të cilën kanë vazhduar të pinin, pas së cilës gjë e ka ftuar edhe në dhomën e tij.
Duke përfituar nga gjendja e oficerit, pretendohet se gruaja ka kryer vjedhjen. /Telegrafi/