LAJMI I FUNDIT:

ISHPK: Brengosëse rritja numrit të infektuarve me COVID-19, respektoni masat mbrojtëse!

ISHPK: Brengosëse rritja numrit të infektuarve me COVID-19, respektoni masat mbrojtëse!
-->

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), pas raportimit të 392 rasteve pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, vlerëson se numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

IKSHPK thotë se “duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 392 raste pozitive dhe rritje te rasteve të hospitalizuara. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore”.

Sipas IKSHPK< numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Edhe gjashtë viktima dhe 392 të infektuar me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe gjashtë viktima dhe 392 të infektuar me coronavirus në Kosovë

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në veçanti, IKSHPK bën thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

“Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë”.

“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /Telegrafi/