Mesfushori i Sassuolos Kevin Prince Boateng sapo ka shfaqur një talent tjetër të mahnitshëm jashtë fushës së blertë.
Ai është promovuar në skenën e muzikës botërore në stilin me një këngë emocionuese muzikore të stilit rap, të titulluar ‘Mbreti’.
Por pavarësisht kësaj ish-mesfushori i Milanit erdhi dhe me të tjera risi.
Ai ndryshoi emrin e tij të skenës në “Prin $$ Boateng”.
Në video, 31-vjeçari që u transferua nga Eintracht Frankfurt te Sassuolo në verë, tregoi stilin e jetesës luksoze si një mbret.
Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i ganezit që ka paralajmëruar edhe disa të tjerë. /Telegrafi/