Site icon Telegrafi

Ish-marinsi britanik arrin t’i shpëtojë mbi 170 mace dhe qentë që i kishte mbajtur në strehimoren e tij në Kabul, por jo edhe stafin lokal

Ish-marinsi britanik Pen Farthing, i cili udhëhoqi fushatën e shpëtimit të kafshëve nga Afganistani, është larguar me aeroplan me rreth 170 mace dhe qen, por personeli i tij që numëronte 24 anëtarë, nuk ishin me të.

Themeluesi i strehimores për kafshë në Afganistan, ka thënë se i janë përzier emocionet kur mbërriti në Britani të Madhe me kafshët e tij, por pa personel që mbeti në Kabul, transmeton Telegrafi.

Farthing i cili të dielën në mëngjes arriti në aeroportin Heathrow, ka shkruar në Twitter se ka “ndjen mall për Afganistanin”.

Siç raporton Sky News, ai ka tentuar ta evakuojë edhe personelin dhe të shpëtojë kafshët nga Kabuli, kur ndodhi shpërthimi në aeroportin ndërkombëtar në Kabul.

Fluturimin privat që ai vetë e financoi, Farthing thotë se nuk ka arritur që me vete t’i marrë edhe 24 anëtarët dhe familjarët e tyre nga strehimorja e kafshëve Novzad.

Me të ka ardhur vetëm veterineri dr. Ian McGill nga Britania e Madhe, që ishte ftuar të udhëtojë me të për t’i mbikëqyrur qentë dhe macet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version