Site icon Telegrafi

Ish-lojtari me famë botërore arrin në Kosovë: Kam ardhur për talente

Ai e ka vizituar sot skuadrën e njohur kosovare, Hajvalia, ku është njoftuar me futbollistët dhe udhëheqësit e kësaj skuadre, me të cilët ka bërë edhe fotografi.

Ailton, ka deklaruar se arsyeja pse ka ardhur në Kosovë, është të gjej ndonjë talent dhe ta dërgoi në ndonjë skuadër të njohur gjermane, si Schalke, Bremen ose Hamburg, skuadra këto ku ka luajtur në kohën sa ishte futbollist aktiv, raporton Gazeta Tribuna.

“Jam i lumtur që jam në mesin tuaj. Arsyeja pse kam ardhur këtu është të gjej ndonjë futbollist të talentuar dhe ta dërgoi në Bundesligë në skuadrat, si Schalke, Bremen, apo Hamburg”, tha Ailton, i cili pas pensionit nga futbolli aktiv, po e luan rolin e menaxherit të futbollistëve.

In pyetur se a ka dëgjuar për Kosovë, ai është shprehur: “Nuk kam dëgjuar shumë për futbollin e Kosovës, por është duke me pëlqyer këtu dhe po më duke koha si me qenë në Brazil”.

Ardhja e tij në Kosovë ka ndodhur falë menaxherit kosovar Afrim Bytyqi, i cili punon dhe vepron në Gjermani.

Bytyqi bashkëpunon ngushtë me trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishi.

Ailton do të jetë prezent sot në ndeshjen ndërmjet, Trepçës ’89 dhe Hajvalisë që luhet në Mitrovicë prej orës 16:00.
 

Exit mobile version