Ka vdekur ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Safet Idrizi, si pasojë e COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e Partisë Demokratike të Kosovës – Dega Vushtrri.

“Para pak çastesh morëm lajmin e rëndë për të gjithë ne, u nda nga jeta Doktori, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare, veprimtari ynë Safet Idrizi. Duke mos arritur ta përballojë infektimin me virusin Covid-19, doktor Safeti, për ne të gjithë si bashke kolegë, miq dhe bashkëpartiakë, por edhe për gjithë komunën tonë, do të jetë një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme!”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Idrizi është mjeku i tetë i cili humb betejën me coronavirus që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.