LAJMI I FUNDIT:

Ish-diplomati britanik: Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë BeH! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska – ky është plani!

Ish-diplomati britanik: Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë BeH! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska – ky është plani!

“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjë dhe Hercegovinën! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska”.

Ky është njëri nga pretendimet e Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka treguar edhe “planin” se si do të mund të ndodhë një gjë e tillë, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.


Në këtë drejtim ai ka përmendur një “konflikt të mundshëm” përreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës!

Siç ka thënë ai, tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, dhe ai nuk parashikon luftë, por se sipas tij, gjithmonë ekziston rreziku.

“Tensionet do të mbesin derisa të ndryshojnë kufijtë! Unë nuk parashikoj luftë, por gjithmonë ekziston rreziku! Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH… Boshnjakët nuk kanë ushtri nëse sulmojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Serbët do të kenë një problem me Serbinë, ata do të humbin integritetin e tyre moral! Nëse serbët do të shkëputen, boshnjakët do të protestojnë, por ata nuk do të luftojnë për qëllimin e pamundur! Nëse Republika Srpska shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia ka me Kosovën! Mali i Zi është një rast tjetër, unë nuk e shoh atë rrezik (atje)…”.

Ndërsa, duke komentuar “non-paper” që presidenti slloven, Janez Jansa pretendohet se i dha Presidentit të Këshillit Evropian, studiuesi i Qendrës Britanike për Gjeopolitikë dhe ish-diplomati Timothy Less ka thënë se sllovenët kanë interes për Ballkanin dhe ata e kuptojnë mentalitetin ballkanik.

“Ai dokument erdhi nga zyra e Janez Jansha! Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike! Evropa duhet të marrë iniciativën nëse Ballkani do të riorganizohet! Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes ‘Non paper’”.

Sidoqoftë, sipas ish-diplomatit britanik të cilin mediat në BeH e quajnë edhe kontrovers, “Non paper” nuk do të zbatohet ndërsa Joe Biden është në pushtet.

“Sllovenët vendosën të provojnë reagimin ndërkombëtar me këtë non-paper!”, vlerëson ndër tjerash Less.

Timothy Less ka parashikuar gjithashtu se Serbia do të rreshtohej me Rusinë nëse Republika Srpska bashkohet me Serbinë dhe kjo do të krijonte një shtet më të fortë pro-rus në Ballkan i cili nuk është në interes të SHBA-së.

“Bashkimi i Serbisë dhe RS do të ishte një lloj marrëveshje midis Serbisë dhe SHBA-së, ku Uashingtoni do t’i vendoste çmimin! Serbia do të pranojë humbjen e Kosovës, nëse merr RS në këmbim”, mendon Less, për të cilën gjë thotë se bëhet fjalë për një plan afatgjatë.

“Serbia humbi momentin e saj, ajo kishte mundësinë nën administrimin e (Donald) Trump, koha ka skaduar! Asgjë nuk do të ndodhë për katër vitet e ardhshme!”, ka thënë ndër tjerash Timothy Less. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori