Shqiptarët kanë prekur të gjitha sfeat e jetës kulturore dhe sportive, ndërsa vajza nga Prishtina e cila njihet për bukurinë dhe linjat e saj të përkryera trupore ka thyer edhe një barrierë tjetër – ajo ka pozuar për revistën Playboy të edicionit gjerman.
Iris Shala, e cila jeton në Graz të Austrisë nga viti 1999, ka treguar për Shekullin detajet e karrierës së saj prej modeleje dhe aktoreje, vështirësitë dhe të ardhmen e saj.
Iris, u zgjodh pak kohë më parë si ‘playmate’ e edicionit të revistës Playboy për muajin korrik. Ajo tregon për vështirësitë që ka pasur, pasi edhe familja e saj nuk e ka përkrahur një ide të tillë.
“Eksperienca me revistën Playboy ishte shumë e vlefshme dhe më bëri të qartë se sa seriozisht punohet në atë revistë. Revista më zgjodhi mua përmes menaxherit tim dhe më kontraktoi për një set fotografish. Gjatë realizimit të fotografive, është punuar me shumë seriozitet dhe revista i respektoi të gjitha dëshira e mia, aq sa, edhe kur i shikoj fotot e publikuara, mund të them se ndihem e kenaqur dhe ndihem mirë kur i shoh, pa ndjenjën se është cënuar sfera ime private”.
“Unë vij nga një familje konservatore dhe akademike. Kuptohet, gjithë kjo që kam arritur deri më tani në fushën e modës dhe modelimit, tani edhe me fotot, nuk kishte përkrahje të plotë të familjes time. Por, unë e doja dhe me kokfrotësinë time ia dola të jem aty ku jam tani. Por, me siguri, po ua them me bindje të plotë se ende nuk kam arritur aty ku dua të jem. Unë tentoj të mbes në kufijtë e shijes së mirë, nëse më kuptoni atë që dua të them. Nuk do të më shihni kurrë në ndonjë film apo në ndonjë situatë të palakmueshme. Ju premtoj”, ka deklaruar Iris për Shekulli.
Ajo shtoi se bukuria nuk është faktor kryesor për të arritur sukses, pasi bukuria ka nevojë për sharm dhe personalitet, teksa e konsideron të vështirë arritjen e suksesit pa këto komponente.
Bukuroshja shqiptare është mbesa e aktorit të njohur shqiptar, Abdurrahman Shala, i cili i takon gjeneratës së artë të aktorëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë
Emri i saj do të thotë "biznes" - Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin