Dronët me bomba shënjestruan një fabrikë iraniane të mbrojtjes në qytetin qendror të Isfahanit gjatë natës, thanë autoritetet herët të dielën, duke shkaktuar disa dëme në fabrikë mes tensioneve të rritura rajonale dhe ndërkombëtare që përfshiu Republikën Islamike.
Ministria iraniane e Mbrojtjes nuk ofroi asnjë informacion se kush dyshonte se e kreu sulmin, i cili erdhi pasi një zjarr rafinerie shpërtheu veçmas në veriperëndim të vendit dhe një tërmet me magnitudë 5.9 goditi aty pranë, duke vrarë tre persona, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Teherani ka qenë në shënjestër të sulmeve të dyshuara izraelite me dron në mes të një lufte në hije me rivalin e tij në Lindjen e Mesme pasi marrëveshja e tij bërthamore me fuqitë botërore “u shemb”.
Ndërkohë, tensionet mbeten të larta me Azerbajxhanin fqinj pasi një person i armatosur sulmoi ambasadën e atij vendi në Teheran, duke vrarë shefin e saj të sigurisë dhe duke plagosur dy të tjerë.
Detajet mbi sulmin në Isfahan, i cili ndodhi rreth orës 23:30 me orën lokale të së shtunës, mbetën të pakta.
Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes përshkruan tre drone që po lëshoheshin në objekt, me dy prej tyre të rrëzuar me sukses.
Një i tretë me sa duket arriti të godiste ndërtesën, duke shkaktuar “dëme të vogla” në çatinë e saj dhe duke mos plagosur askënd, tha ministria. /Telegrafi/