LAJMI I FUNDIT:

Irani: Nuk ka kushte për marrëveshjen bërthamore

Irani: Nuk ka kushte për marrëveshjen bërthamore

Teherani paralajmëroi sot qeveritë evropiane kundër përpjekjes për të vendosur kushte të reja për vazhdimin e aplikimit të marrëveshjes për programin bërthamor iranian të vitit 2015.

“Evropianët nuk kanë të drejtë të thonë se nuk e pranojmë këtë marrëveshje, por duhet të flasim për praninë iraniane në Lindjen e Afërt dhe në Lindjen e Mesme”, deklaroi Ali Akbar Velayati, këshilltar për çështjet e jashtme i liderit suprem iranian, Ali Khamenei.

“Të thuash se pranojmë marrëveshjen, por duhet të negociojmë për praninë e Iranit në rajon apo mbi mbrojtjen balistike iraniane, është si të vendosësh kushte për zbatimin e marrëveshjes dhe kjo nuk është e pranueshme”, shtoi Velayati, i cili u shpreh në një konferencë shtypi të transmetuar nga televizioni shtetëror.

“Nuk ka kushte për marrëveshjen dhe kjo duhet zbatuar konform asaj që u arrit në Vjenë më 14 korrik 2015 mes Iranit dhe grupit të gjashtëshes (Gjermani, Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe dhe Rusi”, theksoi këshilltari i liderit suprem.

“Ne kemi të drejtë të bashkëpunojmë me fqinjët tanë”, deklaroi Velayati.

Sipas Elysesë, presidenti francez, Emmanuel Macron është takuar të premten me homologun iranian, Hassan Rohani dhe e siguroi për vendosmërinë e Francës për kornizat e vendosura nga Marrëveshja e Vjenës, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi me tërheqje të vendit të tij në çdo kohë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori