LAJMI I FUNDIT:

IPKO me 21 dyqane në gjithë Kosovën, tani edhe në Drenas

IPKO me 21 dyqane në gjithë Kosovën, tani edhe në Drenas

IPKO sot ka njoftuar për hapjen e dyqanit të saj të ri zyrtar në qytetin e Drenasit. Me hapjen e pikës së re të shitjes, IPKO e ka vazhduar rritjen e prezencës së saj pasi ka bërë 21 dyqane të shitjes me pakicë në vend. Hapjen e dyqanit të ri IPKO e ka bërë në prezencën e shumë konsumatorëve të saj lokal si dhe përfaqësuesve të bizneseve dhe partnerëve të saj nga rajoni i Drenasit.

Përveç dyqanit të saj të 21-të, rrjeti i shitjes së kompanisë IPKO ofron edhe mbi 200 distributorë direkt në gjithë vendin, të cilët janë të autorizuar të ofrojnë shumicën e produkteve dhe shërbimeve të saj, ndërsa në zingjirin e madh të shitjes, IPKO ka edhe dyqanin e saj online si dhe mbi 3000 pika tjera ku shiten shërbimet e saj.

“Zgjerimi në hapësira të reja është pjesë e strategjisë së shitjes, përkatësisht njësisë së shitjes me pakicë për të qenë sa më afër konsumatorëve ekzistues dhe atyre potencial, si dhe të ofrojë përvojë direkte të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të saj në komunitetit lokal, në këtë rast të qytetit të Drenasit dhe zonave përreth, të cilët janë përdorues besnikë të shërbimeve tona”, ka thënë, Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO, gjatë inaugurimit të dyqanit të ri.

Dyqani i ri në Drenas do të jetë pika qendrore në të cilën banorët e qytetit do të informohen dhe t’i blejnë produktet dhe shërbimet e tyre të preferuara të IPKO-së, përfshirë këtu produktet e shumta të telefonisë mobile, pakot më të reja të televizionit kabllor digjital, internetit si dhe shume modele të reja të telefonave të mençur.

Dyqani i ri do të ofrojë gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve ekzistuese në lokacionin qendror të qytetit të Drenasit, më saktësisht pikës së vendosur në Rrugën Shaban Shala p.n. Orari i punës në këtë dyqan është nga e hëna deri të shtunën, prej orës 09:00 deri në orën 17:00. /Telegrafi/