LAJMI I FUNDIT:

iPhone 12 shfaq dridhje të lehta dhe ekrani merr një ngjyrë të gjelbër

iPhone 12 shfaq dridhje të lehta dhe ekrani merr një ngjyrë të gjelbër

Përdoruesit ankohen për problemet me ekranet e iPhone 12. Apple po punon për një zgjidhje.

Apple ka pranuar në një dokument të brendshëm që disa ekrane të iPhone 12 dridhen, kanë një pamje të gjelbër ose kanë probleme të tjera të paqëllimta të ndriçimit në kushte të caktuara, raporton MacRumors.


Tashmë Apple përmes një deklarate ka treguar se ajo po punon për të zgjidhur këtë problem, transmeton Telegrafi.

Apple ka thënë se përdoruesit nuk duhet ti riparojnë telefonat e tyre të prekur nga ky defekt, por rekomandojnë që klientët të mbajnë të azhurnuar softuerin në iPhone. Kjo tregon që Apple ka besim se një azhurnim i softuerit mund të rregullojë problemet.

Ka pasur ankesa në lidhje me shfaqjen në iPhone 12 në forume të Apple që kur pajisjet u bënë të disponueshme. Sipas MacRumors, pajisjet e të gjithë serisë iPhone 12 ka të ngjarë të preken.

Sipas ankesave të klientëve, problemet ndodhin kur shkëlqimi i ekraneve vendoset në 90 për qind ose më pak. Dridhja nuk duhet të jetë e vazhdueshme, por përkundrazi të zhduket pas një kohe të shkurtër për disa klientë. /Telegrafi/