LAJMI I FUNDIT:

Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”

Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”

Drejtori i portalit “Insajderi”, Parim Olluri sot është marr në intervistim nga krimet e Rënda të Policisë së Kosovës për inicimin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, kjo pas publikimit të një informate të premten sipas të cilës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID Pfizer dhe BioNetch.

Lajmin e konfirmoi vet Olluri në rrjetin e tij social në Facebook, në të cilën shkruan se sot në mëngjes Krimet e Rënda të Policisë zbarkuan në Insajderi.


“Nuk e di sa është i saktë njoftimi i Prokurorisë që thotë se ‘mediat nuk do të hetohen’. Në mëngjes Krimet e Rënda të Policisë zbarkuan në Insajderi. Fillova intervistimin aty. Kërkuan që intervistimi të vazhdoj në stacion policor”, ka shkruar Olluri.

U raportua për mos nënshkrimin e kontratës për furnizim me vaksinën Pfizer, prokuroria inicion rast për vepër penale 'zbulimi i fshehtësisë zyrtare'
Lexo po ashtu U raportua për mos nënshkrimin e kontratës për furnizim me vaksinën Pfizer, prokuroria inicion rast për vepër penale 'zbulimi i fshehtësisë zyrtare'

Ai po ashtu thotë se bashk me avokatin e Insajderit janë të obliguar që të paraqiten për intervistim në stacionin policor.

“Pas pak, bashkë me avokatin e Insajderit jemi të obliguar që të paraqitemi për intervistim në stacion policor”, ka shkruar ndër të tjera Olluri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori