LAJMI I FUNDIT:

Interpoli paralajmëron: Vaksinat e rreme kundër COVID-19 mund të dalin në treg

Interpoli paralajmëron: Vaksinat e rreme kundër COVID-19 mund të dalin në treg

Interpoli paralajmëroi sot se vaksinat e coronavirusit mund të jenë shënjestra e krimit ndërkombëtar. Gjegjësisht, ata theksuan se vaksinat e rreme mund të shiten.

Paralajmërimin e ka lëshuar selia e policisë ndërkombëtare në Francë për 194 shtete anëtare të saj që të jenë të gatshëm për shfaqjen e një rrjeti kriminal ndërkombëtar që do të përpiqet të keqpërdorë vaksinën, raporton reuters.


Ata përmendën se mashtrimet janë gjithashtu të mundshme në hapësirën online, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa autoritetet po përgatiten për vaksinimin, organizatat kriminale planifikojnë të infiltrojnë ose të prishin zinxhirin e shpërndarjes së vaksinave”, njoftuan ata.

Mashtrimi është i mundur përmes faqeve të internetit të rreme ose vaksinave të rreme, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin ose jetën e njeriut, tha Juergen Stock, Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit.

Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19, thotë zyrtarja e kompanisë Pfizer
Lexo po ashtu Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19, thotë zyrtarja e kompanisë Pfizer

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar miratoi sot përdorimin e vaksinave Pfizer dhe BioNTech. Është vendi i parë në botë që e bën këtë dhe vaksinimi duhet të fillojë në ditët në vijim. /Telegrafi/