LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon në Kupë

Interi vazhdon në Kupë

Skuadra e Interit është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës së Italisë pas fitores prej 4-0 ndaj ekipit që garon në Serie B, Cittadella.

Jonathan e hapi serinë e golave (18’), ndërsa Rodrigo Palacio e dyfishoi rezultatin nga penaltia (31’), ndërkohë që Simone Pecorini u përjashtua me karton të kuq.

Palacio realizoi golin e dytë personal në fraksionin e dytë (59’), ndërsa Andrea Ranocchia shumë shpejtë shënoi golin e katërt të zikaltërve (63’).


Në raundin e katërt, Nerazzurrët do të luajnë ndaj Trapanit që po ashtu luan në Serie B dhe në rast të kualifikimit në të tetën e finales do të luajnë ndaj Udineses. Ndërkaq, në qoftë se të dy klubet nga Milano kualifikohen në çerekfinale të Coppa Italia, atëherë në këtë fazë do të kemi një ‘Derby della Madonnina’. /Telegrafi/